ZYRTARE/ Real Madridi rikthen legjendën Raul Gonzales, ja çka e emëron

Tashmë është zyratare, Raul Gonzalez do të jetë trajneri i ri i skuadrës së dytë të Real Madridit, Kastija. Tek Reali nuk e heqin fokusin nga legjendat ku pas Zinedin Zidan tashmë emërohet edhe një legjendë tjetër, i cili do të stërvisë skuadrën e dytë. 42-vjeçari konsiderohet një legjendë e klubit madrilen për arsyen se ai luajti tek Real Madridi nga viti 1994 deri në vitin 2010.

Gjithsej ai zhvilloi 741 ndeshje me madrilenët dhe shënoi 323 gola. Pasi i dha fund karrierës në Amerikë, Raul nisi profesionin e trajnerit ku para një viti mori drejtimin e skuadrës së Real Madridit për 15-vjeçarët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu