Ballina Aktuale Ish kryeshefi i MPB-së: Ja pse duhet ministri Spasovski t’i suspendojë Çavkovin...

Ish kryeshefi i MPB-së: Ja pse duhet ministri Spasovski t’i suspendojë Çavkovin dhe Andonovin

Ish kryeshefi i MPB-së, Lubomir Gjurçeski vlerëson se deri më tani ministri i brendshëm Oliver Spasovski është dashur ta suspendojë nga puna drejtorin e Byrosë për siguri publike, Mitko Çavkov dhe zv/ministrin Oliver Andonov. Spasovski ka kompetenca të këtilla, njofton Alsat-M. Vetëm në këtë mënyrë do të sigurohen kushte që Prokuroria Speciale ta zbatojë urdhrin gjyqësor pa u penguar dhe t’i marrë të gjitha provat e nevojshme nga policia sekrete.

“Ministri i brendshëm duhej menjëherë t’i suspendojë të gjithë ata që përpiqen në cilëndo mënyrë të pengojnë zbatimin e urdhrit gjyqësor ose të bëjnë vepra penale, ose shkelje lidhur me zbatimin e urdhrit gjyqësor”, tha Lubomir Gjurçeski, ish kryeshef në MPB.

Gjorçeski dyshon se në kohën derisa nuk ka hetues të Prokurorisë Speciale, në DSK mund të bëhen keqpërdorime. Sipas tij, tani mundet që DSK-ja t’i fsheh gjurmët se në Maqedoni është bërë përgjim i paligjshëm edhe pas publikimit të bombave nga opozita.

Gjorçeski sqaron se janë të pasakta deklaratat e drejtorit të Byrosë se me marrjen e materialeve nga policia sekrete rrënohet siguria e shtetit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu