Ditën e sotme u përhap me shpejtësi lajmi se presidenti i vetëshpallur i Republikës së Çamërisë, Festim Lato, është vrarë në Hollandë.
Ndërkohë historiani Arben Llalla, ka hedhur dyshime të forta se ky është një lajm i pavërtetë. Llalla sqaron se fillimisht policia e Holandës do të telefononte ambasadën shqiptare dhe më pas familjen e Latos.
Sipas Llallës, personi që e ka përhapur lajmin është Ali Aliu, i vetëshpalluri kryeministër i Republikës së Çamërisë, të cilin ai e quan mashtrues.
Për këtë person historiani thotë, se për të mbedhur para, sajoi vdekjen e të vëllait, për të cilin deklaronte se ra dëshmor në Çamëri, ndërsa ky i fundit pinte birra në Gjermani.
Statusi i plotë:
“Përse lajmi për vrasjen e Festim Latos ka dyshime si FAKE NEWS? Sepse sipas familjarëve, Festimi ka 3-4 ditë që ska folur në telefon me familjen. Kjo gjë mund ti ndodhi çdo kujt që mos të flasë me familjen qoftë edhe një javë. Vëllai i tij Xhemil Lato deklarojë që policia e Hollandës e paska marë në telefon. Kjo gjë nuk mund të ndodh sepse policia e Hollandës do të merrnin në telefon në fillim ambasadën e Shqipërisë dhe jo familjen direkt, janë disa procedura ligjore. Policia e Shqipërisë me gjithë atë arsenal informativë nuk ka asnjë lajmë nga policia e Hollandës. Lajmin për vdekjen e Festimit e shkroi Ali Aliu një mashtrues që para dy viteve për të mbledhur mijëra euro deklarojë se vëllai i i tij Toni ra dëshmorë në Çamëri, ndërsa Toni pinte birra në Gjermani. Sot jetojmë me lajme të rreme sa edhe Inva Mulën e ndamë nga burri, ndërsa ajo jeton e lumtur në krahët e tij. Pak verifikues me lajme o gazetare lexues!”