Talebanët në Afganistan kanë publikuar për herë të parë një video, ku shfaqet momenti kur një autobombë hedh në erë bazën ushtarake në provincën Helmand.
Kjo është hera e parë që militantët e këtij grupi përdorin dronin për të filmuar një sulm.
Në video shihet se si një kamikaz i afrohet me automjetin e mbushur me eksploziv bazës ushtarake Nava, dhe brenda disa sekondash hidhet në erë i gjithë kompleksi. /albeu.com/