Talebanët filmojnë me dron momentin kur kamikazi hedh në erë bazën ushtarake

Talebanët në Afganistan kanë publikuar për herë të parë një video, ku shfaqet momenti kur një autobombë hedh në erë bazën ushtarake në provincën Helmand.

Kjo është hera e parë që militantët e këtij grupi përdorin dronin për të filmuar një sulm.

Në video shihet se si një kamikaz i afrohet me automjetin e mbushur me eksploziv bazës ushtarake Nava, dhe brenda disa sekondash hidhet në erë i gjithë kompleksi. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu