Kosova ndodhet në prag të një tjetër afati vendimtar politik. Deri nesër, më 6 tetor, Kuvendi duhet të zgjedhë Presidentin. Nëse nuk ka marrëveshje deri në mesnatë atëherë vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare. Brenda Kuvendit ndërkohë që deputetët po vazhdojnë seancën, protestuesit janë mbledhur për të protestuar.
Protestuesit kanë paralajmëruar se do të qëndrojnë përpara Kuvendit deri në miratimin përfundimtar të ndryshimeve Ligjore për Dhomat e Specializuara.
“Pati edhe gjuajte me fishekzjarrë në drejtim të Kuvendit. Protestuesit janë të vendosur që të mbajnë të bllokuar deputetët në Kuvend.” – Çlirim Haziri, Protestues.
Në protestë janë regjistruar edhe përplasje, njëra prej të cilave përfshiu deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje Sami Kurteshi.
Ngërçi politik në Kosovë nisi pas zgjedhjeve të 7 qershorit. Partitë deri më tani nuk kanë arritur të gjejnë gjuhë të përbashkët për zgjedhjen e Presidentit. Situata u ndërlikua edhe më tej pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila përcaktoi 6 tetorin si afatin e fundit për zgjedhjen e kreut të shtetit. /Alsat.mk










