Zaev tregon prapaskenat e takimit me Mickoskin

“Gruevizmi vazhdoi deri në orët e hershme të mëngjesit, kërkesa kundër çdo logjike, kundër BE-së, kundër NATO-s, kundër vlerave dhe principeve”, theksoi kryeministri Zoran Zaev lidhur me takimin e mbrëmshëm të liderëve. “Unë jam plotësisht i dëshpëruar, kisha shpresë se mundemi të ndryshojmë rrjetin dhe të dalin nga lëkura e paraardhësve të tyre.

Jemi munduar që të gjejmë gjuhë të përbashkët, mirëpo VMRO-DPMNE kërkone me çdo kusht lëndët e PSP-së të jenë nën kontrollin e tyre, të ndalojnë të gjitha para-hetimet dhe hetimet, kriminalitetin e regjimit të fshehim. Këtë nuk guxojmë të lejojmë, ka theksuar Zaev. Ai tha se i vjen keq që mbas 7 orësh diskutim nuk arritëm dot një marrëveshje me opozitën.

Ai i akuzoi se opozita kërkonte vetëm një gjë: marrjen nën kontroll të Prokurorisë. “Atyre nuk u interesonte asgjë tjetër përveç marrjes nën kontroll të Prokurorisë, nuk u interesonte anëtarësimi në NATO e as në BE, dhe as interesi i qytetarëve. Atyre nuk u interesonte një Prokurori e re, atyre u interesonte se ku do të shkonin lëndët, se kush do t’i merrte lëndët, kush do ti analizonte lëndët një për një, dmth mbrojtja e krimit, kthimi i regjimit të vjetër Gruvskian”, akuzoi Zaev.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu