Analisti Berat Buzhala ka parashikuar si mund të jetë ndarja e posteve nëse fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit dalin njëra nga këto parti: Lidhja Demokratike e Kosovës ose Lëvizja Vetëvendosje.Ai ka përfshirë në “koalicion” edhe Nismën e Fatmi Limajt.
Në postimin e tij në Facebook, Buzhala shkruan se nëse LDK-ja i fiton zgjedhjet, kështu mund të jetë ndarja e posteve: Albin Kurti bëhet president, kurse Vjosa Osmani kryeminstre.
Në anën tjetër, nesë fituese del LVV, në postimin e kryeministrit do të jetë Albin Kurti, nedërsa në postimin e presidentit Isa Mustafa, kurse Fatmir Limaj kryetar i Kuvendit.
Postimi i plotë:
“Nese LDK i fiton zgjedhjet: Albini President, Vjosa Kryeministre, Ramushi Kryetar i Kuvendit. Nese LVV i fiton zgjedhjet: Isa Mustafa President, Albini Kryeminister, Vjosa zv.kryeministre dhe ministre e puneve te jashtme, Fatmir Limaj Kryetar i Kuvendit. LLAF PO BOJME, NUK PO IA NGULI GURIN E MEXHES KESAJ PUNE.”, ka shkruar Buzhala.