Presidenti i Real Madridit: Duhet ta rikthejmë urinë për të fituar trofe

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, u ka bërë thirrje lojtarëve të klubit mbretëror që ta kthejnë urinë e dikurshme për të fituar trofe, pas një periudhe prej 12 muajve pa fituar tituj.

Para se Zinedine Zidane të largohej më 2018, Real Madridi i fitoi tre tituj radhazi në Ligën e Kampionëve.

Nga momenti i largimit të francezit, Perez i ndërroi dy trajner brenda një sezoni dhe më pas e riktheu Zidanin në fund të sezonit.

Perez beson se mungesa e intensitetit dhe urisë për të fituar i ka kushtuar klubit me mungesë të trofeve.

“Nuk ishte sezoni që deshëm ne”, tha Perez.

“Duhet ta kuptojmë se kjo ndodhi për shkak se ne fituam gjithçka, por është e vërtetë se na ka munguar intensiteti që nevojitej për ta ruajtur nivelin tonë“, shtoi ai.

“Nuk kam dyshim se do ta ndryshojmë këtë. Duhet t’i bëjmë ndryshimet e nevojshme dhe sfida jonë është të vazhdojmë të fitojmë në një situatë të komplikuar dhe shumë garuese. Duhet ta rikthejmë urinë për të fituar”, theksoi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu