Nënkryetari i LSDM-së, Muhamet Zekiri ka reaguar ndaj deklaratave të liderit të VMRO-së, Hristijan Mickoski për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, njofton agjencia e lajmeve INA.
“Faliminderit shumë që më fund fillove të mendosh për shqiptarët. Nuk e di përse ke pritur deri tani?
Shqiptarët e dijnë shumë mirë se si luftoni ju për ata, ti dhe partia të cilën e udhëheq…
Nuk harrojnë shqiptarët me cfarë histerie keni folur për Platformën e Tiranës…
Nuk harrojnë se si keni reaguar për gjuhën shqipe… Dhe shumë raste tjera kur me vepër keni treguar se sa “kujdeseni” për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut”, është shprehur Zekiri.