Mbrëmë pas takimit të liderëve, kryeministri i vendit Zoran Zaev ka shpallur zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen me datë 12 prill 2020, mëson TetovaSot. Shpallja e zgjedhjeve ndodhi për arsye të dështimit për marrjen e datës për fillimin e bisedimeve me BE-në.
Sipas ligjit, kjo e obligon edhe Lëvizjen BESA të bëhet pjesë e qeverisë teknike dhe qeveria do të udhëhiqet nga katër partitë më të mëdha në vend nga rezultatet e zgjedhjeve të fundit parlamentare të mbajtura në vitin 2016.