Mbrëmë në moshën 88 vjeçare ka ndërruar jetë, dijetari islam me famë botërore Shejh Shuajb (Muharrem) Arnauti. Arnauti lindi në qytetin e Damaskut në vitin 1928, ndërsa familja e tij është shpërngulut nga Shkodra më 1926 dhe vendoset në Siri, “Lajm”
Shuajb Arnauti, edhe pse i lindur jashtë Shqipërisë, ai e fliste rrjedhshëm gjuhën shqipe. Ai ka theksuar se kur përmendet Shqipëria: Gjaku më lëviz ndryshe kur them se jam shqiptar, dhe se vet emri dhe nofka ime dëshmon se jam shqiptar.
Dijetari Arnauti që i vogël ka mësuar përmendsh disa pjesë të Kur’anit, ndërsa në moshën 17 vjeçare nisi të mësoj gjuhën arabe dhe gramatikën e saj.
Kështu për më se dhjetë vjet radhazi Arnauti vazhdoi të ndjekë ligjëratat e gjuhës nëpër xhamitë dhe medresetë e vjetra të Damaskut.
Tërë jetën e tij ia kushtoi dijes islame dhe pas veti vepra të shumta, dhe numri i tyre arrinë në mbi njëqind e gjashtëdhjetë vëllime, në të cilat përfshihen libra në shkencat e hadithit, fikhut, tefsirit, akides, libra të përkthyer, etj./Lajm
Foto nga varrimi i Shejh Shuajb Arnauti, që i ua sjell ekskluzivisht Gazeta Lajm