Dijetari islam me famë botërore: Gjaku më lëviz ndryshe kur them se jam shqiptar, foto nga varrimi

Mbrëmë në moshën 88 vjeçare ka ndërruar jetë, dijetari islam me famë botërore Shejh Shuajb (Muharrem) Arnauti. Arnauti lindi në qytetin e Damaskut në vitin 1928, ndërsa familja e tij është shpërngulut nga Shkodra më 1926 dhe vendoset në Siri, “Lajm”

Shuajb Arnauti, edhe pse i lindur jashtë Shqipërisë, ai e fliste rrjedhshëm gjuhën shqipe. Ai ka theksuar se kur përmendet Shqipëria: Gjaku më lëviz ndryshe kur them se jam shqiptar, dhe se vet emri dhe nofka ime dëshmon se jam shqiptar.

Dijetari Arnauti që i vogël ka mësuar përmendsh disa pjesë të Kur’anit, ndërsa në moshën 17 vjeçare nisi të mësoj gjuhën arabe dhe gramatikën e saj.

Kështu për më se dhjetë vjet radhazi Arnauti vazhdoi të ndjekë ligjëratat e gjuhës nëpër xhamitë dhe medresetë e vjetra të Damaskut.

Tërë jetën e tij ia kushtoi dijes islame dhe pas veti vepra të shumta, dhe numri i tyre arrinë në mbi njëqind e gjashtëdhjetë vëllime, në të cilat përfshihen libra në shkencat e hadithit, fikhut, tefsirit, akides, libra të përkthyer, etj./Lajm

Foto nga varrimi i Shejh Shuajb Arnauti, që i ua sjell ekskluzivisht Gazeta Lajm

varrimi-i-dijetarit

varrimi-i-dijetarit-1

varrimi-i-dijetarit-2


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu