“Dhuna prodhon dhunë” është fushata e Agjencisë për të rinj dhe sport, e cila u promovua sot për të parandaluar gjuhën e urrejtjes nëpër shkolla. Në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme kjo agjenci do të organizoj grupe për të marr masa parandaluese nëpër shkollat e mesme të kryeqytetit.
Petre Shilegov tha se duhet të parandalohet si dhuna fizike edhe ajo psikike. Kurse, i dyti i policisë Agim Nuhiu tha se sivjet janë ngritur 16 kallëzime penale kundër gjuhës së urrejtjes.
Video: