Ushtria serbe niset drejt Shkupit, për të ndihmuar luftën e BDI-së kundër “Jugohromit” (Autogoli)

Në luftën e ashpër kundër VMRO-së, BDI ka vendosur të bëjë një lëvizje taktike, duke forcuar krahun verior të frontit.

Për këtë qëllim, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, ka dërguar në Beograd ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Besimi për të kërkuar përkrahje për realizimin e pesë pikave historike të saj. Besimi është takuar në Beograd me shefin e shtatmadhorisë serbe Dikojeviq, i dyshuar për krime lufte në Kosovë. Dikojeviq ka theksuar se Beogradi ka simpati të thella për politikat e Ali Ahmetit dhe se ushtria serbe, mbështet fuqishëm pesë pikat e BDI-së për “barabarësinë” e shqiptarëve. Ushtria serbe poashtu do të përkrahë edhe luftën e kësaj partie kundër VMRO-DPMNE-së për të mbyllur “Jugohromin”.

 (Autogoli është rubrikë e re në lajmpress.com për humor dhe satirë. Ngjarjet që shkruhen në këtë rubrikë, jo gjithmonë janë të vërteta)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu