Propozimi i Trumpit për Palestinën dhe Izraelin, ja çfarë qëndrimi mban Arabia Saudite

Mbretëria e Arabisë Saudite tha se “vlerëson përpjekjet e administratës së presidentit amerikan Donald Trump për të zhvilluar një plan gjithëpërfshirës paqeje midis Palestinës dhe Izraelit”.

Një deklaratë e Ministrisë së Jashtme në Riad konfirmoi se Arabia Saudite, pas një ekzaminimi të plotë të planit të administratës amerikane, do të mbështeste çdo përpjekje të ndershme dhe gjithëpërfshirëse për çështjen palestineze.

Deklarata thoshte se mbështetja për çështjen palestineze daton që nga koha e themeluesit të Arabisë Saudite, Abdulaziz al-Saud, dhe theksoi se Arabia Saudite ishte në pararojë të nismës për “Paqen arabe 2002”.

“Mbretëria e Arabisë Saudite vlerëson përpjekjet e administratës së presidentit Trump për të zhvilluar një plan gjithëpërfshirës të paqes midis Palestinës dhe Izraelit. Ai gjithashtu inkurajon fillimin e negociatave të drejtpërdrejta të sponsorizuara nga Shtetet e Bashkuara për të hequr çdo mosmarrëveshje mbi planin. E gjithë kjo për të arritur një marrëveshje në këtë proces paqeje që do të siguronte të drejtat e ligjshme të popullit vëllazëror palestinez”, thuhet në deklaratë.

Nga ana tjetër, agjensia Saudite e lajmeve SPA raportoi se Mbreti Selman bin Abdulaziz pati një bisedë telefonike me liderin palestinez Mahmoud Abbas.

Presidenti amerikan Donald Trump mbrëmë zbuloi planin e ashtuquajtur të paqes në Lindjen e Mesme dhe me atë rast njoftoi se Jeruzalemi, si pjesë e planit, do të pranohej si kryeqyteti “i pandarë” i Izraelit.

Ai shtoi se ishte caktuar një afat katër-vjeçar që Palestina të bëhej një shtet i pavarur. Ai tha se i ashtuquajturi plani i paqes në Lindjen e Mesme ishte “shansi i fundit” për një shtet të pavarur palestinez. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu