Janë të shumtë shqiptarët që na kanë bërë krenar kudo nëpër botë. Midis tyre është rreshtuar edhe emri i Lorena Beadini.
Ajo është vetëm 16 vjeçe. Adoleshentja ka lindur në Zvicër dhe është vajza e dy shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut. Lorena i ka mahnitur të gjithë me zërin e saj në “The Voice’’ që zhvillohet në Zvicër.
Ajo këndoi këngën “All about that Bass” dhe jo vetëm që të gjitha karriget u kthyen për të, por edhe ngriti publikun dhe jurinë në këmbë.
Pasi karriget u kthyen për të ajo zgjodhi të shkonte me grupin e DJ Antoine. Kjo nuk është hera e parë që Lorena shkëlqen në konkurse të tilla.
Ajo ka marrë pjesë në shumë konkurse muzikore në Zvicër dhe këndon mjaft mirë në shumë gjuhë.