Twitteri i shton një paralajmërim postimit të Presidentit Trump

Kompania e medias sociale Twitter i ka shtuar një paralajmërim një prej postimeve të Presidentit Donald Trump lidhur me protestat në Mineapolis, duke thënë se podstimi shkel rregullat e kësaj platforme për shkak se “mbështet dhunën”, pohim që Shtëpia e Bardhë e hodhi poshtë.

Zoti Trump, një përdorues i shpeshtë i Twitterit, u përplas me kompaninë e medias sociale në fillimit të javës, kur kjo e fundit vendosi të kontrollojë vërtetësinë e fakteve në dy postime të Presidentit në Twitter që lidheshin me votimin nëpërmjet postës.

Postimi i tretë i presidentit, ndaj të cilit Twitteri vendosi një paralajmërim, niste me një mesazh mbështetjeje për guvernatorin e Minesotë. Ka tre ditë që në këtë shtet po zhvillohen protesta të dhunshme pas vd ekjes së George Floyd, një afrikano-amerikani gjatë së arr estimit nga policia.

Pamje filmike të bëra më pas publike, tregojnë zotin Floyed të shtrirë në tokë ndërsa polici i mbante gjurin mbi grykë, dhe ai dëgjohet të thotë se nuk po merrte dot frymë.

Zoti Trump shkruante ndër të tjera në postimin e tij në Twitter mbi prostat e dhunshme që pasuan, se “kur nisin plaçkitjet, nisin të shtënat“.

Twitteri nuk e hoqi postimin, duke shtuar se kishte arritur në përfundimin se mund të ishte në interesin e publikut që të qëndronte aty dhe se këtë e bën vetëm për postimet nga zyrtarë e qeveritarë të zgjedhur.

Në një reagim të Shtëpisë së Bardhë po në Twitter thuhej se presidenti nuk mbështeste dhunën me postimin e tij, por qartësisht e dënonte atë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu