Rrezikohet Qeveria Hoti, përçarje e madhe brenda LDK-së

Gjykata Kushtetuese e cilësoi si të rregullt dekretimin që Presidenti i vendit Hashim Thaçi ia bëri Avdullah Hotit për të krijuar Qeverinë. Por, si duket, LDK dhe mandatari i saj i dekretuar nga Presidenti, tani ka një problem shumë më të madh se sa tejkalimin e kësaj situate nga Gjykata Kushtetuese.

Tash telashet janë brenda partisë së Isa Mustafës, ku një grup i të “pakënaqurve”, kanë filluar “rebelimin”, pasi janë paracaktuar emrat për drejtuesit e ministrive nga kjo parti, shkruan gazeta inFokus.

Derisa kjo parti pa ndonjë telashe thanë që ishin dakorduar me AAK-në, NISMA-n e Listën Serbe për të krijuar ekzekutivin, kaq e lehtë nuk po është edhe me zyrtarët brenda saj.

Nga burime të mirëinformuara gazeta inFokus, merr vesh se ka filluar përçarje e madhe brenda partisë së Isa Mustafës.

Ky burim i ka thënë inFokusit, se përçarja e madhe ka filluar shkaku i emrave të ministrave.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu