Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator ka sjellur vendim me të cilën në mesnatë shtrenjtohen derivatet e naftës.

Benzina do të rritet për dy denarë.

Kjo do të thotë që benzina Eurosuper BS-95 do të jetë 62,00 den/litër, Eurosuper BS-98 për 64 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) do të shitet për 37.50 denarë/litër.

Dizeli shtrenjtohet për një denar e gjysmë.

Nga mesnata çmimi i naftës (D-E V) do të rritet për 1,50 denarë/litër në drejtim të çmimit të përcaktuar me vendim të 14.11.2016, dhe kështu çmimi me pakicë i naftës (D-E V) ka arritur 48.50 den/lit.

Këto çmime do të jenë të vlefshme për dy javët e ardhshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu