Shqipëria në syrin e një turisti, 10 fakte interesante mbi vendin tonë

Të prirur të planifikojmë dhe kalojmë pushimet jashtë trevave tona për të njohur vende të reja, harrojmë që kemi një “botë” tonën që e kemi lënë pas dore.

Me kalimin e viteve Shqipëria ka tërhequr turistë të huaj në masë, të cilët kanë lënë vendin me përshtypjet më të mira të mundshme, përshtypje të cilat nuk kanë ngurruar ti shprehin në rrjetet sociale.

Por si është Shqipëria në syrin e një turisti?

“Mbresëlënëse”, kjo do të ishte përgjigja më e mirë e arritur pas leximit të shumë shkrimeve për Shqipërinë.

Për të veçuar, shkëpusim shkrimin në blogun ndërkombëtar “Thw crazy turist”, ku blogeri shkëput pakëz histori mbi vendin tonë dhe pastaj rëndit 11 fakte interesante mbi Shqipërinë.
1. Mbasdite vonë, shqiptarët pëlqejnë të ecin, por nuk është vetëm një ecje. E njohur ndryshe si “xhiro” ato mblidhen me miqtë e tyre, ecin dhe flasin deri vonë në mbrëmje.

2. Kur një shqiptar është dakort më ty ato do të tundin kokën lart -poshtë ndërsa nëse nuk janë dakort me ty ato do të tundin kokën majtas-djathas. Gjë e cila në vendet evropiane ndodh totalisht e kundërta.

3. Në shqipëri do të shihni një numër të madh arushësh të varur nëpër shtëpia, biznese apo toka të ndryshme. Shqiptarët mendojnë se kjo gjë mban larg syrin e keq si dhe sjell fat në shtëpi, biznes apo tokë.

4. Kur epoka komuniste mbaroi në vitin 1991, popullsia ishte rreth 3 milion njerëz, por në vend qarkullonin vetëm 3000 mijë makina. Kjo për arsye se në kohën e komunizmit vetëm zyrtarët e partisë lejoheshin të përdornin makina. Preference e shqipëtarve për makinën është Mercedes.Kujdes! Shqiptarët kanë reputacionin e shoferëve më të këqij në planet.

5. Qyteti më i vjetër është Shkodra dhe është një qytet i mrekullueshëm për t’u vizituar. Gjithashtu kalaja Rozafa ofron pamje të pabesueshme mbi liqen.

6. Tirana është kryeqyteti i Shqipërisë dhe ka shumë të përbashkëta me qytetet e tjera evropiane, përveç njërës, është i vetmi vend në Europë që nuk ka një McDonalds.
7. Nëse doni një birrë të mirë bëni mirë të vizitoni Bllokun ndërsa për të ngrënë ju sygjerojmë të kërkoni për Kolonat të cilat kanë një logo të ngjashme me McDonalds.

8. Fakt! Ka më shumë shqipëtarë të cilët jetojnë jashtë vendit sesa brenda vendit.Nëse udhëtoni nëpër ballkan do të shikoni një numër të madh “qeleshesh” e cila është një kapuç trandicional i veshjeve shqiptare. Sipas statistikave vetëm 3 milion shqiptarë jetojnë brenda kufujve.

9. Shqipëria ka 750.000 bunkerë të shpërndarë në të gjithë vendin. Ato janë ndërtuar në kohen ë Kominizmit për t’i shpëtuar “luftës”.

10. Pija tradicionale kombëtare e shqiptarëve është Rakia.
Por kujdes! Ajo prodhohet në fshat dhe është e barabartë me tre pije alkolike normale. Ajo është shumë e veçantë, është e bërë prej rrushi dhe është shumë e fortë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu