Me datë 17 dhjetor 2016, Universiteti i Tetovës feston 22 vjetorin e themelimit.
Ky institucion u themelua më 17 dhjetor të vitit 1994, si iniciativë e intelektualëve shqiptarë, shoqatave dhe asociacioneve të ndryshme apolitike dhe të gjithë dashamirësve të arsimit të lartë në vend dhe më gjerë.
“Ëndrra e kamotshme e popullit tonë, e veteranëve tanë të arsimit, për të pasur edhe ne një universitet në gjuhën shqipe, po realizohet. Universiteti i Tetovës, u bë realitet sot!”, tha Fadil Sulejmani, themeluesi dhe rektori i parë i UT-së.