Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti sot “ka realizuar takim me Kryetarin e VMRO DPMNEsë, Nikola Gruevski, ku është biseduar për dy çështje të cilat përfshijnë analizën e rezultateve të zgjedhjeve të mbajtura më 11 dhjetor të cilat u vlerësuan si të lira, fer dhe demokratike, si dhe kanë analizuar situatën aktuale politike.
“Dy liderët këmbyen mendime rreth situatës paszgjedhore si dhe për sfidat e ardhshme në këtë drejtim”, thuhet ne njoftimin e BDI-e. (INA)