Mbrëmë, ora 02,30 pas mesnate personi A.T. (26) gjatë arrestimit nga ana e policisë, ka sulmuar fizikisht një polic, duke e goditur me grushte dhe shqelma në kokë dh enë trup, njofton policia, transmeton Gazeta Lajm. A.T. nga fshati Volinë i komunës Debërcë është ndalur nga policia për shkak të shkeljes së rendit dhe qetësisë. I revoltuar nga ky arrestim, ai kur është dërguar në stacionin policor në Ohër, ka kryesr sulmin në fjalë. A.T. ëhstë arrestuar, kurse policia po punon për pastrim të plotë të rastit.