Iraku nuk e njeh Kosovën edhe pse “po përballet me presion”

Iraku nuk do ta ndryshojë qëndrimin e vet për mos njohje të pavarësisë së Kosovës, me gjithë “presionit e jashtëm” për ta bërë një gjë të tillë, ka thënë sot në Beograd, ministri i Jashtëm i Irakut, Ibrahim Al-Jaafari.

Al-Jaafari i ka bërë këto komente sot gjatë një vizite në Serbi, ku u prit nga presidenti serb, Tomislav Nikoliq.

“Vendi im nuk do të ndryshojë qëndrimin për mos njohjen e Kosovës, përkundër presionit të jashtëm me të cilin po përballet,” media serbe e citon Al-Jaafarin të ketë thënë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu