Në fshatin Bogovinë, Tetovë, 20 minuta pas mesnate, teksa 31 vjeçari M.I me makinën e tij ishte parkuar në afërsi të ambulantës dhe në një kohë afërij tij u parkua makina “BMW” me targa të Tetovës.
Siç njofton policia, nga automjeti doli person i panjohur i cili paraqiti veten si A.N, dhe e ka pyetur atë se kënd po e pret aty, dhe më pas e ka urdhëruar atë për të futet në makinën e tij, njofton TetovaSot.
Pasi të dytë kanë hyrë në “BMW”, A.N. me forcë ia mori telefonin e tij celular dhe 800 denarë. Dhe më pas e ka nisur automjetiin dhe u ndal në një vend tjetër dhe me thikë i ka shkaktuar plagë M.N. në zonën e ballit dhe në krah. M.N. arriti të del nga automjeti dhe ka ikur.
Ai u transferua në Qendrën Klinike në Tetovë, ku i janë konstatuar lëndime trupore dhe pas ndihmës mjekësore ai u lirua nga spitali./TetovaSot/
kingkong