Trump i bërtet dhe i mbyll telefonin kryeministrit të Australisë

Mediat amerikane raportuan një tjetër “skandal” të presidentit Donald Trump. Washington Post shkruan se shefi i Shtëpisë së Bardhë ka patur një sjellje agresive ndaj kryeministrit të Australisë, Malcolm Turnbull. Sipas të përditshmes amerikane, presidenti i ka folur me tone të larta kryeministrit Turnbull dhe më pas i ka mbyllur telefonin. Shkak është bërë insistimi i Turnbull për të lënë të paprekur marrëveshjen për refugjatët të arritur mes Australisë dhe SHBA –së nën administratën e ish –presidentit Obama. /Lapsi.al


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu