Jungyu Lee është pa dyshim tifozi më special i Liverpoolit.
Një tifoz i Liverpoolit nga Koreja e Jugut, Jungyu Lee ka përshkuar 17 mijë kilometra me biçikletën e tij për të ndjekur një ndeshje futbolli të skuadrës së tij të zemrës.
Por, pas ardhjes në Anfield, Lee u njoftua se të gjitha biletat për ndeshjen ishin shitur, dhe ai e ndjeku takimin në një lokal.
“Isha i lumtur që mbërrita në destinacion por u hidhërova kur mora lajmin se biletat ishin shitur”, deklaroi Lee, përcjell “lajmi.net”.
“Dua ta vizitoj Anfieldin dhe ta takoh trajnerin Jurgen Klopp”, u shpreh ai.