🌙 Urime festa e Kurban Bajramit! Gëzuar dhe për shumë vite kjo festë e shenjtë!
Urojmë që kjo ditë e bekuar të na gjejë me zemra të qeta, plot mirësi dhe falje. Le të sjellë jo vetëm urime, por edhe vizita tek të dashurit tanë, solidaritet me nevojtarët dhe vepra të mira që forcojnë lidhjet mes nesh.
Në këtë ditë mëshire, mirëkuptimi dhe paqeje, lusim që Haxhi të jetë i pranuar për të gjithë Haxhijtë dhe Kurbani i pranuar për çdo zemër që ka bërë nijet me sinqeritet për hir të Zotit të Madhërishëm.
🤲 Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja! /InfoShqip.com
🕌 Në vazhdim, InfoShqip.com ka përzgjedhur disa mesazhe urimi për Kurban Bajramin, të cilat mund t’i përdorni për të uruar familjarët apo miqtë tuaj.
- Urime Kurban Bajramin! Zoti ju bekoftë me shëndet, paqe dhe gëzim në familje.
- Gëzuar Bajramin! Uroj që kjo festë të sjellë mëshirë, falje dhe dashuri në zemrat tona.
- Paç bekimin dhe mëshirën e Allahut në këtë ditë të shenjtë. Urime Kurban Bajramin!
- Le të jetë kjo ditë një kujtim i vlerave të sakrificës, dashurisë dhe ndihmës ndaj të tjerëve.
- Urime festa e Kurban Bajramit! Allahu ua pranoftë veprat dhe ju shpërbleftë me të mira!