Derisa partitë politike në vend po konsultohen për formimin e qeverisë së re, qindra mijëra të rinj shqiptarë po i bëjnë gati valixhet për një jetë të re në vendet e Perëndimit.
Në të shumtën e rasteve, Gjermania është destinacioni i tyre, vend i cili ka hapur dyertë për kuadro deficitarë nga Maqedonia dhe rajoni.
Ambasada e Gjermanisë në Shkup, është vërshuar nga kërkesat e shumta për termime, nga të rinjtë të cilët tashmë kanë gjetur punë në këtë shtet dhe presin të marrin vizën për një rrugë njëdrejtishme.
Një i ri nga Shkup, në një bisedë për agjencinë e lajmeve INA, thotë se, si pasoj e aplikimeve të shumta termini për vizë në ambasadë i është caktuar në muajin maj të këtij viti.
“Ka aplikuar në janarë, ndërsa termini më është caktuar për muajin maj. Kjo tregon numrin e madh të të rinjve, të cilët tashmë kanë vendosur ta braktisin vendin për një mirëqenie më të mirë në vendet e BE-së. Këtu më nuk ka shpresë. Politika na vodhi, na shkatërroi, na la rrugëve të pa shpresë dhe pa asnjë perspektivë”, thotë F. M (22) ekonomistë nga Shkupi.
Fatin e tij, e ndajnë edhe shumë të rinjë, të cilët janë zhgënjyher nga politika dhe kriminalizuar dhe sistemi i rrënuar ‘demokratik”.
Evropa Perëndimore po ndjehet për çdo ditë e ekspansionuar nga të rinjtë e Maqedonisë
Eurobarometri në sondazhin e fundit jep shifra alarmante të “eksodit modern” të të rinjve nga Evropa Juglindore. Edhe sondazhet vendore pasqyrojnë një ndjenjë të tillë, ku çdo i ri synon të ikë dhe të krijojë një jetë më të mirë diku në botën e Perëndimit.
Një realitet tmerrues ka kapluar Maqedoninë, ku të rinjtë si shteg të tyre shpëtues i shohin vendet e BE-së, pa llogaritur koston e sfidave dhe sakrificave të tyre.
Profesori i të drejtës evropiane, Muhamer Pajaziti, thotë se, Eksodi i trurit të ri është si rezultat i brishtësisë së shteteve, dominimit dhe indoktrinimit politik në çdo pore të shoqërisë dhe jetës së përditshme.
Sipas tij, ky fenomenë po shfaqet për shkak të anashkalimit të trurit dhe intelektualizmit si dhe dominimit të klasave mediokre politike të zhytura në krim të organizuar dhe korrupsion të hatashëm.
“Kjo armatë që ka pushtuar institucionet dhe sferat e tjera shoqërore është një oktapod gllabërues që thellon humnerën e një keqqeverisje dhe mungesën e një vizioni për të ardhmen e vendit dhe sidomos popullsisë së re, duke servuar varfërinë dhe pasigurinë totale”, thekson Pajaziti. (INA)