Dimitriev i ankohet Han-it për Edi Ramën

Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Hahn, sot në mëngjes u takua me kryeministrin, Emil Dimitriev, me të cilin ka biseduar për situatën në vend pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 11 dhjetor vitin e kaluar.

Kryeministri Dimitriev i ka thënë Hanit se disa deklerata të politikanëve nga vendet fqinjë nuk kontribuojnë në marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore.

Reagimi i kryeministrit maqedonas vjen pas deklaratave të kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili kërkoi avansimin e statusit juridiko-kushtetues të shqiptarëve në Maqedoni. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu