Skema e rindërtuar, ja se si u grabitën 7 thasë me para (VIDEO)

Në bazë të dëshmive të punonjësve të sigurisë që ndodheshin në 2 autoblindat si edhe nga pamjet filmike të kamerave të sigurisë, është krijuar një skemë se si mund të ketë ndodhur grabitja e 7 thasëve me para të BKT-së.

Bëhet me dije se aksioni i mirëpregatitur kishte vënë në dispozicion edhe një automjet tjetër për grabitësit i cili i ka pritur blindat me para në një rrugë qorre pranë Laknasit.
Ndërkohë, makina tjetër me grabitës i ka ndjekur nga pas.
Autorët kanë patur objektiv vetëm grabitjen duke shmangur viktimat. Ata kanë qëlluar me precision të lartë ndaj dy mjeteve.

Skema e pregatitur nga News 24 dhe BW sjell një prej alternativave se si mund të ketë ndodhur ngjarja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu