Eurodeputetët bullgarë: Të njihen 100 mijë bullgarë në Maqedoni

Gjithsej 318 amandamente janë dorëzuar të propozim-rezolutës për Republikën e Maqedonisë në Parlamentin Evropian, të cilën muajin e kaluar e përgatiti dhe prezantoi para Komitetit për punë të jashtme të PE-së (AFET) raportuesi Ivo Vajgëll. Më shumë amendamente janë dorëzuar nga nga eurodeputetë nga Greqia dhe Bullgaria, edhe ate pothuajse dy të tretën nga vërejtjet e tekstit të parë të përgatitur nga Vajgëll.

Disa prej tyre përmbajnë kërkesën për shlyerjen e plotë të emërtimit “Republika e Maqedonisë”, “Maqedonia”, mbiemrit “maqedonas”, ndërsa në disa prej tyre dënohet kriza politike dhe kërkohet tërheqja e rekomandimit për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE, pranimin e 100 mijë bullgarëve në Maqedoni, kremtim të përbashkët të ngjarjeve historike me Bullgarinë etj. Parlamenti Evropian muajin e ardhshëm duhet ta miratojë në bazë të progres-raportit të vitit të kaluar të Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu