Nisma “Për Maqedoni të përbashkët” u bën thirrje edhe “vëllezërve shqiptarë” për t’u bashkuar në protesta

Teksa futet në ditën e pestë të protestave nëpër Maqedoni, nisma ”Për Maqedoni të përbashkët” u ka bërë thirrje edhe shqiptarëve që të dalin në protesta, në sipas tyre, mbrojtje të Maqedonisë.

Sipas tyre, duhet të dilet në protestë dhe të tejkalohen përcaktimet partiake.

”I thërrasim vëllezërit tanë shqiptarë që janë shqiptaro-maqedonasit tanë që të na bashkohen, për shkak se ne ndajmë me atë bashkëjetesën këtu. Na mungoni në atë që ta mbrojmë republikën tonë nga ndikime të jashtme, u thërrasim që të na bashkangjiteni, këtu bashkë me ne. Të gjithë së bashku duhet t’i mbrojmë interesat, të gjithë së bashku të bëjmë një shoqëri më të mirë për të jetuar, për të gjithë ne, pa përjashtime, thotë përfaqësuesja e nismës, Elena Misirkova./albeu.com/


2 KOMENTET

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu