Mediat serbe e marrin si provokim bërjen e shqiponjës me duar nga atleti shqiptar Izmir Smajlaj (FOTO)

E përditshmja serbre “Kurir” e ka cilësuar si skandal dhe provokim bërjen e shqiponjës me duar nga atleti shqiptar Izmir Smajlaj.

“Kurir” shkruan që Smajlaj i është përgjigjur duartrokitjeve të publikut të Beogradit duke bërë simbolin e shqiponjës me duar.

“Një tjetër skandal u zhvillua në Kampionatin Evropian në Beograd, kur përfaqësuesi shqiptar në kërcim të gjatë Izmir Smajlaj. Duke u duartrokitur nga publiku i Beogradit, ai iu përgjigj duke bërë me duar “shqiponjën dykrenore” që ndodhet në flamurin e Shqipërisë. Ky veprim i Izmir Smajlaj provokoi audiencën”, shkruan Kurir, transmeton 27.al.

Aleti shqiptar Izmir Smajlaj u shpall kampion Europe në Beograd në kërcim së gjati. Smajlaj ka arritur të thyejë edhe rekordin kombëtar në 8.08 metra.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu