Kryetari i Shoqatës së Ish të Burgosurve dhe Përndjekurve Politikë, Shpëtim Pollozhani thotë se shqiptarët në Maqedoni kanë të drejtë të mbrohen nga huliganët e Gruevskit, njofton agjencia e lajmeve INA.
“Derisa huliganët e Gruevskit bëjnë kërdi nëpër trojet shqiptare në FYROM, të gjithe apelojnë për urtësi dhe për durim. Ç’farë urtësie dhe durimi mundet të ndihmojë në një situate kur bisha e ka pushtetin dhe shkopin-dajakun ne dorë.Mos vallë shqiptarëve u është hekur e drejta për tu mbrojtur. Jo, jo, këtë të drejtë askush nuk mundet t’ia mohoje asnjë qënieje të gjallë”, shprehet Pollozhani. (INA)