Një shqiptar, vuante dënimin për vrasjen e ish-gruas dhe të bashkëshortit të saj në Itali ka rënë në gjendje kome, pasi është rrahur në burg nga një i burgosur tjetër.
Bëhet fjalë për Dritan Demiraj i cili është rrahur në një burg të Parmës ku vuan dënimin nga një i burgosur tjetër.
Ai është në gjendje kome, dhe thuajse i vdekur. Vetëm aparaturat e mbajnë në jetë.
Mediat italiane thonë se ka qenë një rumun ai që është konfliktuar me shqiptarin. /albeu.com/