Në rrjetet sociale, intelektualët e pavarur shqiptarë dhe maqedonas me të madhe janë duke u tallur me këtë akt në shtetin që bëri luftërat dhe krimet më të përgjakshme në fund të shekullit 20 në Evropë
Para ambasadës maqedonase në Beograd një grup qytetarësh serbë kanë ndezur qirinj, me porosi simbolike për ruajtje të paqes dhe evitimit të konfliktit të madh duke marrë parasysh tensionet e mëdha në Maqedoni, shkruajnë mediumet serbe, transmeton Gazeta Lajm.
Porosia e këtij akti, kanë thënë disa qytetarë, na qenka se Maqedonisë I nevojitet paqe, për shkak të ngjarjeve në Shkup që çojnë drejt konfliktit, i cili siç kanë thënë, mund të jenë fillim i periudhës së tmerrshme në Ballkan.
Ngjarja është organizuar nga Asociacioni i mediumeve serbe të internetit, prej ku kanë thënë se me këtë akt simbolik, dëshirojnë ta “zgjojnë” opinionin dhe të tërheqin vërejtjen për rrezikun nga një luftë e re. Qirinjtë janë ndezur si përkrahje për popullin maqedonas.
Në rrjetet sociale, intelektualët e pavarur shqiptarë dhe maqedonas me të madhe janë duke u tallur me këtë akt në shtetin që bëri luftërat dhe krimet më të përgjakshme në fund të shekullit 20 në Evropë.