Daçiq i thotë Mogherinit ‘Mirëmëngjesi’: Tani e kuptove se si është situata në Ballkan

Pas deklaratave të shefes për Politikë të Jashtme të BE-së, Frederica Mogherini e cila tha se situata në Ballkanin Perëndimor është e tensionuar dhe e ekspozuar ndaj shumë sfidave, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq i ka thënë asaj ‘Mirëmëngjesi’.

“Nuk është dashur të vijë deri këtu. Brukseli çdo javë duhet të reagojë ndaj problemeve të tilla, por po i mbyll sytë për këto probleme dhe po qëndron në heshtje. Është normale se befasohen kur vijnë këtu”, ka thënë Daçiq, transmeton lajmi.net..

Daçiq ka theksuar se qeveria serbe do të ketë stabilitet politik pas zgjedhjeve presidenciale.

Ai shtoi se nuk ka asnjë informacion për largimin e mundshëm të Shefit të Delegacionit të BE-së në Serbi, Michael Davenport siç është raportuar në mediat serbe.

Për sa i takon krijimit të Ushtrisë së Kosovës, Daçiq ka thënë se është në kundërshtim me rezolutën 1244./Lajmi.net/


1 Koment

  1. hhhaaaaa more mut shkh se ke mit cull dhe plaka se s kemi pas ushtri se shtaj kemi ushtri dhe ahjde bujrem si te dush shkahi kerpateve t ukrahines se un jaam ne ven buk per mikun plum per armikun

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu