“Do vras njerëz me kallash në mes të Tiranës”, policia identifikon terroristin

Forcat e Antiterrorit kanë identifikuar personin që terrorizonte qytetarët duke i marrë në telefon dhe duke paralajmëruar se do të bënte masakra në Tiranë me kallashnikov.

Bëhet fjalë për Naim Behari, i dënuar për vrasje dhe që aktualisht vuan dënimin në burgun e “Fushë-Krujës.

Behari prej kohësh kërcënonte qytetarë të ndryshëm duke i marrë në telefon nga qelia e burgut dhe duke paralajmëruar për sulme terroriste.

Ndaj të dënuarit ka nisur një procedim i ri penal në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe ai është vënë nën hetim. I burgosuri rezulton me dy emra, Naim Behari dhe Nikolas Kostandinos.

KUSH ESHTE BEHARI

Në vitin 2005 ka vrarë një taksist në një fshat të Fierit. Pasi ka marrë një taksi nga Lushnja për të shkuar në fshat, i ka kërkuar taksistit 10 mijë lekë.

Taksisti ka refuzuar dhe i ka kërkuar paratë për shërbimin që i kishte bërë dhe ky më pas e ka goditur me thikë./Albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu