Iniciativa civile “Për Maqedoni të përbashkët” edhe sot pasdite mbajti marsh protestues në Shkup, në të cilin pjesëmarrësit i përsëritën kërkesat e tyre se janë për një Maqedoni të përbashkët dhe kundër platformës shqiptare, transmeton TetovaSot.
Ashtu si edhe në ditët e mëparshme, marshi filloi rreth orës 17 para Qeverisë nga ku përkrahësit e iniciativës u drejtuan para Kuvendit dhe mbajtën fjalime.
Organizatоrët i bënë thirrje përkrahësve që ta përkrahin edhe marshin e nesërm, i cili do të fillojë në të njëjtën kohë edhe në të njëjtin vend.
Marsh protestues u mbajt edhe në Ohër, Kërçovë, Kriva Pallankë dhe Kavadarc. Më poshtë mund të shihni edhe pamje nga droni nga protestat që sonte u zhvilluan në Shkup.