Nuhiu: Do të dënohen të gjithë ata që cenojnë punën e gazetarëve

Ministri i brendshëm Agim Nuhiu ka njoftuar përfaqësuesit e Shoqatës së gazetarëve për aktivitete e ndërmarra nga ana e dikasterit të tij në drejtim të zbardhjes së rastit me dhunën e ushtruar ndaj gazetarëve të portalit A1-ON.

“Informuam përfaqësuesit reprezentativ të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë se MPB ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë themelore në Shkup kundër kryerësit potencial të veprës penale DHUNË e parashikuar dhe e dënueshme sipas nenit 386 të Kodit penal, për sulmin ndaj gazetarëve të Portalit “A1 ON” të ndodhur ditë më parë”, ka deklaruar Agim Nuhiu, ministër i brendshëm.

Nuhiu është shprehur i bindur se duhet të sanksionohen të gjithë ata që cenojnë punën objektive, të paanshme dhe profesionale të gazetarëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu