Tvrdokorni – LSDM-së: Deklarata shqiptare është thikë pas shpine për Maqedoninë

Shoqata ”Tvrdokorni” njofton se ka mbajtur takim me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, sekretarin Oliver Spasovski dhe Damjan Mançevskin.

Ata bëjnë të ditur se i kanë kërkuar LSDM-së që publikisht ta hedhë poshtë Deklaratën politike shqiptare, që sipas tyre, e dëmton Maqedoninë, duke shtuar se do t’i konsiderojnë si kundërshtarë nëse LSDM-ja nuk e zbaton këtë kërkesë të tyre.

Tvrdokorni konsideron se Deklarata është një thikë pas shpine për Maqedoninë nga ana e partive shqiptare që janë bashkuar rreth një agjende. Kjo shoqatë kërkon, siç thonë, t’u jepet fund shantazheve të partive shqiptare dhe kërkesave joparimore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu