Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, është futur në listën e të dyshuarve të rinj të rastit ”Titanik” të Prokurorisë Speciale Publike.
Atij tashmë i ka shkuar ftesa nga PSP për t’u marrë në pyetje.
Sipas burimeve të Tv Telma, persona tjerë të kësaj partie që janë thirr në intervistë janë ish-ministri Mile Janakieski dhe deputeti Ilija Dimovski, përcjell Telegrafi.
Në daljen e fundit të PSP-së para mediave u tha se dërrastin ”Titanik” hetimet janë zgjeruar me 17 persona tjerë. /albeu.com/