Kryeministri i vendin, Edi Rama e ka nisur me debat të ashpër emisionin e tij në “Top Story” të Sokol Ballës ditën e sotme.
Rama u pyet nga Balla se përse e shkarkoi Tahirin dhe teksa kryeministri jepte përgjigjen Balla e ka ndërprerë me vrull.
Debati:
Sokol Balla: Përse e shkarkuat Tahirin?
Edi Rama: Sepse në zgjedhjet e radhës do të vendoset se si do të jetë Shqipëria pas 10 vitesh.
Shqiptarët votojnë 1 herë në 4 vjet. Ju keni llogaritë tuaja, mbajini. Përse u largua Saimir Tahiri nga qeveria? Ofenduat kolegët e mi, edhe me ato për të cilët unë nuk jam dakord.
Edi Rama: Më fal po unë a kam të drejtë të shpreh mendimin tim?
Sokol Balla: Po patjetër.
Edi Rama: Faleminderit.
Unë refuzoj të qëndroj këtu përpara nëse nuk më lejon të jap përgjigje. Nuk e përcakton ti çfarë është kushtetuese dhe çfarë jo. Nuk do humbasim kohë me llafe se nuk jemi në garë bashkë. E ke mendjen të flasësh ti. Shyqyr kam një kronometër. Dhe ti po flet më shumë se unë. Nuk e di çfarë ke por po flet sikur ke dalë nga çadra.
Sokol Balla: Ju e keni përkufizuar kampion.
Edi Rama: O zot!
Sokol Balla: Ose e keni shkarkuar si Juventusi se e kanë favorizuar arbitrat, për shkak se është trefishuar kanabisi.
Edi Rama: Po nuk po më lë të mbaroj. Nuk po mbaroj dot një fjali. Nuk e di çfarë ke por nuk po më lë të mbaroj një fjali. Për opinionet e tua unë nuk vij në studio. /Albeu.com/