Maqedonasi denoncon rrejshëm vdekjen e gruas, e goditi atë me dru deri në vdekje!

Burri i cili dje denoncoi se e kishte gjetur gruan e tij të vdekur është i dyshuar për vrasjen e gruas, njoftojnë nga Prokuroria Themelore Publike në Manastir, transmeton TetovaSot.

Nga Prokuroria deri gjykatësi i procedurës paraprake ka paraqitur propozim për caktimin e paraburgim për burrin e dyshuar.

Nga atje bëjnë të ditur se nga Prokuroria Publike – Manastir tek gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore – Manastir kanë paraqitur propozim për shqiptimin e masës – paraburgimin ndaj një personi për veprën penale Vrasje nga neni 123 paragrafi 2 pika 2 të Kodit Penal.

“Propozimi është paraqitur për shkak të dyshimit të bazuar se i dyshuari më 13.03.2017, për shkak të marrëdhënieve të trazuara më parë në dhomën e ndenjjes të shtëpisë së çiftit me kryerjen e dhunës në familje vret të gruan e tij E.M.D nga Manastili”, theksojn nga Prokuroria Themelore e Manastirit

Nga atje thanë se dyshojnë se më shumë goditjet me dru të fortë e goditur atë në kokë duke i shkaktuar dëmtime të shumta nga të cilat ajo gjeti vdekjen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu