Planifikojmë ta heqim cdo pengesë që të mund të shfaqet nga presidenti Gjorgje Ivanov rreth ndarjes së mandatit, deklaroi sot lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, njofton agjencia e lajmeve INA.
“Në këtë drejtim pres që gjatë periudhës së ardhshme në Kuvend të zgjidhet kryeparlamentari i ri, i cili do ti dërgoj një shkresë presidentit se ekziston shumica parlamentare dhe se fillon të rrjedh afati kushtetues prej 10 ditëve për ndarjen e mandatit për formimin e qeverisë”, deklaroi Zaev pas një takimi me ambadadorin slloven në Shkup, Milan Jazbec. (INA)