Eurokomesari për zgjerim Johanes Hahn të martën vjen në vizitë në Maqedoni me qëllim ta përshpejtojë procesin për dalje nga udhëkryqi që ka hyrë situata politike, pasi presidenti Ivanov për të dytën herë rrefuzoi t’a dorëzojë mandatin për formim të qeverisë, transmeton FLAKA.
Pritet që me arrdhjen e Hahn Kuvendi të jetë thirrur dhe deputetët ta zgjedhin kryeparlamentarin e ri, pas çka edhe zyrtarisht do ta njoftonin shefin e shtetit se është formuar shumica nga 67 deputetë dhe do të kërkojnë mandat për të formuar qeverinë e re.
Burime nga Komisioni Evropian jozyrtarisht brifojnë se Hahn do të tentojë ta bind Ivanovin të ndryshojë mendimin dhe t’ia dorëzojë mandatin Zaevit.
A do të ketë takim tet-a-tet Hahn – Ivanov akoma nuk dihet pasi Ivanov të dielën dhe të hënën do të jetë në Budapestë me ftesë të përkrahësit të madh të VMRO-DPMNE-së, kryeministrit hungarez, Viktor Orban.
Me 24 mars Ivanov do të duhet të udhëtojë për në Australi, por Kabineti tij nuk njofton asgjë për agjendën e tij. FLAKA