Genk, Celta Vigo dhe Beshiktash janë kualifikuar në çerekfinale të Europa League
Tashmë janë mësuar tre çerekfinalistët e parë në Europa League. Celta Vigo, Genk dhe Beshiktash kanë siguruar biletën për çerekfinale, shkruan Gazeta Express.
Celta Vigo mposhti edhe si mysafirë Krasnodarin (0:2), Beshikashi shkatërroi 4:1 Olympiacosin në ndeshjen e kthimit, derisa Genk barazoi 1:1 me Gentin dhe kualifikohet falë fitores së thellë në sfidën e parë.
Pesë çerekfinalistët tjerë mësohen pas pak, pasi ndeshjet nisin nga ora 21:05.
Këto janë ndeshjet:
Ajax – FC Koebenhavn
Anderlecht – APOEL Nicosia
Borussia Moenchengladbach – Schalke 04
Manchester United – FC Rostov
Roma – Lyon