Presidenti Hashim Thaçi është përballur me një situatë të palakmueshme gjatë një ligjërate në një universitet privat.
Dy studentë e kanë quajtur atë hajn, Pronto President, president i gazit etj. Njëra studente u përjashtua nga salla, e tjetri student thotë se është maltretuar psikikisht e fizikisht nga mbrojtja e afërt e presidentit. Policia thotë se nuk ka pranuar raport për rastin.